EH, Tirona

Gjergj Leka

0 fans

Gjergj Leka


4:43

 The easy, fast & fun way to learn how to sing: 30DaySinger.com

Kryebashkiaku i Tiranës
Pas një mbrëmje të gjatë
U zgjua më parë nga të gjithë
Dhe pas tij
Alarme celularësh
Zgjuan nga ëndërrat
Prindërit fëmijët

Në pallatet e bllokut
Zonjat rregullojnë
Krevat me çarçaf të mëndafsht

Ndërsa posht urës
Njësoj një barbon
Sistemon krevatin me kashtë

Një kafe e shkurtër
Dhe cigaren e parë
Dikush e shijon sipas zakonit
Një gjysh i përgjumur
U nis të paguaj
Faturat e keshit dhe telefonit

Një burrë i mërzitur
Me gruan bën fjalë
Për trukun e tepërt
Për rrobat që vesh

Një tjetër ka mbetur
Me orë në rradhë
Trafiku e zuri tek Tiranë e re
Kështu nis dita në Tiranë

Unë u linda në Tiranë
Ku dhe mbeta përgjithmonë
Për problemet që u thanë
Nuk ma ndien
Smë bëhet vonë

Të gjithë vijnë në Tiranë
Ku dhe mbesin përgjithmonë
Ndoshta duhen dhe dy vjet
Që të jemi dy milion

Dy milion

Oh Tironë
Oh Tironë
Oh Tironë

Shkollat zyrat agjensitë
Pas një dite të gjatë
I ulën qepenat për sot
Nëpër rrugët e Tiranës
Sërish ka jetë

Taivani, La Voglia
Kapriço janë plot

Në Bulevard Kafe
U ulën me rradhe
Të majtë e të djatht
Me Zot e pa Zot

Makinat luksoze
U mbushën me naftë
Për ta harxhuar
Të gjithën në bllok

Ja muzgu ra
Dhe ndezi dritat Tirana
Në pabe e karaoke
Këndohet në kor

Parfumet e fundit
Rrobat firmate
Dhe minifundet
Që vishen në ashensor

Gëzojmë dhe pijm
Nuk duam t'ia dijm
Dhe pse me playback
Po këndon një këngëtare

Eh
ku ka në botë si qyteti im
Ku asnjë
Nuk do ta quajm fshatarë

Ja filloi mbrëmja në Tiranë

Unë u linda në Tiranë
Ku dhe mbeta përgjithmonë
Për problemet që u thanë
Nuk ma ndien
Smë bëhet vonë

Të gjithë vijnë në Tiranë
Ku dhe mbesin përgjithmonë
Ndoshta duhen dhe dy vjet
Që të jemi dy milion

I dërrmuar
Pas një dite të gjatë
U zgjova më parë nga të gjithë
Dhe pas meje
Alarme celularësh
Zgjuan nga ëndrrat
Prindërit fëmijët

Nis një ditë tjetër në Tiranë

 The easy, fast & fun way to learn how to sing: 30DaySinger.com

Written by: Gjergj Leka

Lyrics © DistroKid

Lyrics Licensed & Provided by LyricFind

Discuss the EH, Tirona Lyrics with the community:

0 Comments

    Citation

    Use the citation below to add these lyrics to your bibliography:

    Style:MLAChicagoAPA

    "EH, Tirona Lyrics." Lyrics.com. STANDS4 LLC, 2024. Web. 24 Sep. 2024. <https://www.lyrics.com/lyric-lf/12668909/Gjergj+Leka/EH%2C+Tirona>.

    Missing lyrics by Gjergj Leka?

    Know any other songs by Gjergj Leka? Don't keep it to yourself!

    Browse Lyrics.com

    Quiz

    Are you a music master?

    »
    What is the name of Eddie Van Halen’s favorite guitar?
    A Frankenstrat
    B Eruption
    C Striper
    D EVH1

    Free, no signup required:

    Add to Chrome

    Get instant explanation for any lyrics that hits you anywhere on the web!

    Free, no signup required:

    Add to Firefox

    Get instant explanation for any acronym or abbreviation that hits you anywhere on the web!

    Gjergj Leka tracks

    On Radio Right Now

    Loading...

    Powered by OnRad.io